Deputeti Etem Arifi dorëzohet në organet e drejtësisë

E publikuar: 29/09/2020 11:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, ka konfirmuar për Telegrafin se deputeti Etem Arifi është dorëzuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Ai ka thënë se deputeti është vet dorëzuar.

Ndryshe, deputeti i Partisë së Ashkalinjve ishte dënuar me një vit e tre muaj burgim për mashtrim me subvencione.

Arifi deri tash ndodhej në arrati.

Ndryshe, vota e deputetit Arifi ishte e 61-ta për formimin e Qeverisë Hoti, e që është minimumi i votave të deputetëve për formimin e një qeverie.

Pasi dënimi ndaj tij u bë i plotfuqishëm, Lëvizja Vetëvendosje e ka dërguar rastin në Kushtetuese duke kontestuar kushtetutshmërinë e mandatit të tij, për të cilin rast ende nuk është vendosur.