Deputetët votojnë sot për demarkacionin – Presidenti Thaçi flet për diçka “të pazakontë”

E publikuar: 20/03/2018 16:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për sot në orën 16:00 është thirrur seanca e Kuvendit të Kosovës për ratifikimin e Ligjit për Shënjimin e Kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Deputetët kanë filluar tashme të zënë vendet e tyre në sallën e Kuvendit të Kosovës, teksa presidenti Hashim Thaçi është deklaruar në rrjetin social Twitter.

Por, deklarimi i Thaçit nuk ka të bëjë asgjë me ratifikimin e demarkacionit. Presidenti ka folur për Ditën Ndërkombëtare të Frankofonisë.

“Për këtë Ditën Ndërkombëtare të Frankofonisë, dëshiroj të riafirmoj se Kosova ndan vlerat e Frankofonisë dhe mbetet e përkushtuar ndaj mbrojtjes së gjuhës frënge dhe diversitetit gjuhësor”, ka thënë Thaçi.

Presidenti Hashim Thaçi, tre vite më parë kur shërbente si ministër i Jashtëm i Kosovës, kishte nënshkruar marrëveshjen për Shënjimin e Kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Marrëveshja që ai kishte nënshkruar me homologun e tij malazez, asokohe, është kundërshtuar nga opozita në dy legjilaturat e fundit. /Insajderi.com