Deputetët të pa interesuar të dëgjojnë fjalimin e Thaçit në Kuvend

E publikuar: 26/12/2018 15:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti Hashim Thaçi u është adresuar deputetëve të Kosovës, ndonëse shumica prej tyre nuk janë të pranishëm.

Thaçi ka falënderuar Hardinajn dhe deputetët që votuan për demarkacionin me Malin e Zi dhe për luftën politike për parandalimin e krijimit të Asociacionit me kompetenca ekzekutive.

Presidenti ka thënë se ka ndjerë dhimbje edhe për mosanëtarësimin e Kosovës në INTERPOL dhe për mosliberalizimin e vizave, për të cilat çështje ka thënë se nuk duhet parë si dekurajim. Thaçi ka përmendur marrëveshjen me Serbinë duke iu adresuar presidentit amerikan, Donald Trump, se Kosova është e gatshme për marrëveshjen finale.

“Është koha të shohim të ardhmen dhe të kemi paqe me Serbinë që të mos ketë luftë, masakra e rikthim i tragjedisë”, ka deklaruar Thaçi.

Ai ka thënë se mirëpret ekipin negociator të krijuar nga Kuvendi i Kosovës.

Presidenti ka përmendur të arriturat e artistëve e sportistëve, derisa si humbje e ka cilësuar vdekjen e veprimtarit Adem Demaçi dhe kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri/ Ardiana Thaçi – Mehmeti