Deputetët takojnë grevistët e Pallatit të Drejtësisë

E publikuar: 10/07/2018 17:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësues të Këshillit njoftuan anëtarët e komisionit me kërkesat e grevistëve, të cilat kishin të bënin me ngritjen e pagave, rregullimin e statusit të veçantë të tyre, si dhe përvojën e punës, në mënyrë që, sipas tyre, të kthehet dinjiteti i punëtorëve në gjykata dhe prokurori.
Anëtarët e komisionit, duke i cilësuar si të drejta kërkesat e punëtorëve, ofruan mbështetjen e tyre dhe kërkuan që këto kërkesa të plotësohen sa më parë.

Në fund të takimit, anëtarët e Komisionit dhe Këshilli grevist u dakorduan që nesër, në orën 12:00, të mbahet një takim i përbashkët në ndërtesën e Kuvendit, ku i ftuar do të jetë edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj dhe Naim Shala, kryetar i Sindikatës së Grevistëve.​