Deputetët nuk e miratojnë rezolutën e LDK-së kundër Thaçit

E publikuar: 01/11/2018 12:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Kosovës sot ka vazhduar seancën plenare ku u diskutua për dialogun Kosovë-Serbi.
Rezoluta e propozuar nga LDK-ja për rezolutën anti-Thaçi për dialogun me Serbinë nuk ka arritur t’i marrë votat e mjaftueshme, raporton lajmi.net.

Nga 90 deputetë të cilët ishin në sallë 50 prej tyre votuan pro ndërsa 40 abstenuan.

Pas votimit deputetët e LDK-së dhe Vetëvendosjes, kanë lëshuar sallën.