Deputetët miratojnë rekomandimet parlamentare për RTK-në

E publikuar: 02/04/2015 10:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me 76 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, deputetët e Kuvendit të Kosovës, gjatë seancës së sotme parlamentare kanë miratuar rekomandimet parlamentare për punën dhe funksionimin e Radio Televizionit të Kosovës.

Deputetja Shqipe Pantina kërkoi nga deputetët që të votojnë miratimin e rekomandimeve për RTK-në të cilat janë:
1. Kuvendi i rekomandon Auditorit të Përgjithshëm që të bëjë një auditim të detajuar rreth menaxhimit financiar të RTK-së.

2. Së bashku me shqyrtimin vjetor të RTK-së, të shqyrtohet edhe raporti i performancës dhe raportet financiare të RTK-së të hartuara nga Auditori.

3. Të zbatohet Ligji për RTK-në dhe

4. Kuvendi si organ themelues i RTK-së i kërkon Bordit të RTK-së që urgjentisht të adresoje të gjitha problemet e ngritura në Kuvendin e Kosovës e në veqanti të shqyrtojë përjashtimin nga puna të kryetarit dhe nënkryetarit të sindikatës së RTK-së dhe për këtë ta njoftojë Kuvendin më së largu deri më 15 prill 2015.