Deputetët ‘analfabetë’ të Kosovës

E publikuar: 04/08/2015 13:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidatët për deputet në legjislaturën paraprake dhe deputetët aktual të Republikës së Kosovës kanë përgatitje më të ulët profesionale në krahasim me vendet e rajonit.

Kështu u bë e ditur sot në një konferencë për media nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave në një anketim të zhvilluar nga me kandidat për deputet nga Kosova dhe vendet e rajonit.

Në këtë anketim kanë marrë pjesë mbi 1000 kandidat për deputet dhe deputet aktual të vendit dhe rajonit.

Pyetësori është shtruar me temë, si sfondi politik dhe aktivitetet, fushata zgjedhore, pikëpamjet e tyre politike dhe përfaqësimi i tyre personal.

Në këto gjetje është theksuar se kandidatët për deputet nga Kosova janë kandidat ku më së shumti kanë pasur lëvizje partiake, në krahasim me vendet e rajonit.

Xhikolli: Deputetët nga Kosova më shumë lëvizje partiake

Gent Xhikolli nga KIPRED tha se lëvizjet e kandidatëve për deputet, përqindje më të lartë kanë kandidatët nga Kosova, duke pasur ndryshime partike. Mirëpo ajo që dominon është se shumica e të anketuarve kanë qenë kandidat edhe në regjistraturat e kaluara.

“ Kandidatët për deputet dhe deputetët aktual në anketimin tonë kanë deklaruar se shumica prej tyre kanë pasur preferenca që të kalojnë në subjekte tjera politike duke e ndryshuar mendimin e tyre politik. Kjo është e shfaqur më shumë në Kosovë se në vendet e rajonit. Dominuese është që këta kandidat kanë marrë pjesë edhe në regjistraturat e kaluara” ka thënë Xhikolli.

Një e përbashkët e të gjithëve të anketuarve është pjesëmarrja nëpër sindikata të ndryshme, janë anëtarë të ndonjë shoqate fetare sportive apo diçka tjetër.

Ndërkaq deputetët nga Kosova në këto aktivitete janë më pak të përfshirë në këto aktivitete.

Në këtë anketim, kandidatët për deputet janë shprehur se kanë qenë të inkurajuar për kandidim nga familja dhe partia e tyre.

Sipas anketimit të KIPRED, kandidatët për deputet kanë shfrytëzuar metoda të ndryshme për fushatë zgjedhore. Kandidatët nga Kosova e kanë përdorur “Facebook-un” dhe mediat, në krahasim me kandidatët nga vendet e rajonit të cilët kanë përdorur më shumë Twitter-in dhe kanalet e “Youtube”.

Ndër të tjera në anketimin e KIPRED thuhet se çështjet më të ngritura në fushatën zgjedhore nga këta kandidat ka qenë, shkollimi, papunësia, investimet dhe shëndetësia.

Kandidatët nga Bosnja dhe Hercegovina, kanë pasur më së shumti shpenzime gjatë fushatës, me 7500euro duke pasur me kandidatët nga Kosova me 4100 euro shpenzime, dhe kandidatët për deputet nga Mali i Zi me 2400 euro shpenzime.

Ndërsa kandidatët nga Serbia kanë pasur shpenzime më të vogla me 1000 euro.

Blerim Murtezi: Sundimi i ligjit problem për kandidatët

Përfaqësuesi tjetër nga KIPRED Blerim Murtezi ka deklaruar se në gjetjet e të anketuarve është parë shqetësim i përbashkët i të gjithë kandidatëve për deputet si nga Kosova ashtu edhe nga rajoni, mbi mos sundimin e ligjit.

Sipas tij mos sundimi i ligjit për kandidatët ka qenë shqetësues në vende e tyre.

“ Të anketuarit tanë, kanë pasur të përbashkët mos sundimit e ligjit në vendet e tyre. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian del të jetë më e çmuar për të gjithë kandidatët për deputet” është shprehur Murtezi.

Ndërsa të anketuarit janë shprehur të pakënaqur me sistemin e demokracisë në vendin e tyre.

Sa i përket aktiviteteve fetare, kandidatët për deputet dhe deputet aktual nga Kosova janë të përfshirë më së paku.

Ndërsa këta kandidat prijnë me numrin e fëmijëve që kanë në krahasim me kandidatët e rajonit.

Ky projekt i KIPRED është financuar dhe monitoruar nga qeveria Zvicerane./Zëri