Depresioni post-natal tek meshkujt

E publikuar: 08/03/2019 22:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Meshkujt nuk kalojnë nëpër fazën e shtatzënisë dhe as lindjes së fëmijëve. Ata nuk përjetojnë as lëkundjen hormonale pas lindjes. Atëherë pyetja është se çfarë e shkakton këtë gjendje tek këta prind të rinj.

Studimi i fundit tenton të tregojë se sa meshkuj kalojnë nëpër depresionin post-natal. Hulumtimet kanë përdorur 472 prindër të rinj meshkuj, dhe 28% e tyre kishin kaluar simptoma të lehta të depresionit, kurse 4% prej tyre kishin kaluar depresion më të thellë. Më pak se 1 në 5 prindër kishin kërkuar ndihmë nga një profesionist.

“Simptomat e depresionit tek meshkujt janë nervozizmi, konsumimi më i lartë i alkoolit, orë më të gjata të punës”, tha Elisa Psouni – nga departamenti i psikologjisë në Universitetin Lund.

Depresioni post-natal tek meshkujt është duke u rritur, dhe kjo jo nga hulumtimet e bëra, por sepse shumë meshkuj përballen me të njëjtat probleme si gratë. Fëmijët gjithashtu janë shume të afektuar nga depresioni post-natal i prindërve duke paraqitur shenja të probleme të sjelljeve problematike gjatë moshës 7 vjeçare – shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Terapitë me antidepresantë mund të ndihmojnë në lehtësimin e këtyre simptomave, dhe prindërit do të kenë mundësi ta përjetojnë më lehtë këtë fazë./Express/