Depresioni i kushton Evropës miliarda dollarë

29.04.2018 20:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Depresioni i kushton Evropës miliarda dollarë

Young, i cili vizitoi qytetin turk Antalia për të marrë pjesë në Kongresin X Ndërkombëtar të Psikofarmakologjisë dhe Simpoziumin XI Ndërkombëtar të Psikofarmakologjisë për Fëmijët dhe Adoleshentët, tha se janë bërë një sërë gjetjesh nga punimet disavjetore që janë zhvilluar në lidhje me depresionin.

Sipas Young, gjasat që një njeri gjatë jetës së tij të vuajë nga ndonjë çrregullim mendor janë 25 për qind.

“Njëzet e pesë për qind është shkallë shumë serioze dhe mund të themi se këto çrregullime janë mjaft të përhapura”, thotë Young.

Duke u bazuar në të dhënat e punimeve aktuale, Young thekson se depresioni është dy herë më i lartë te femrat në krahasim me meshkujt.

“Në këtë ndikojnë faktorë të ndryshëm. Në parim, mendohet se kjo buron nga shkaqe psikosociale. Nëse e mendojmë në nivel botëror, jeta e grave është më e vështirë. Po ashtu, gratë mund të shprehen më qartë, pra janë më të sinqerta, në lidhje me simptomat. Po ashtu, këtu gjenden edhe faktorët biologjikë. Barnat kontraceptive orale që përmbajnë hormonin estrogjen dhe progesteron që merren nga femrat, natyrisht kanë dobi për kontrollin e lindjes, por është vërejtur se ato mund të shkaktojnë depresion”, tregon Young.

Duke folur për koston që shkakton depresioni, ai thotë se ky çrregullim bart me vete një barrë e cila vihet mbi shoqërinë.

“Një punim i kryer në vitin 2013 tregon se kostoja e depresionit klinik është 113 miliardë dollarë në vit në Europë. Mund të themi se edhe tani kostoja vjetore të paktën në këtë nivel”, vë në dukje Young.

Ai thekson se barnat përbëjnë nën 10 për qind të kostos, krahas trajtimit te mjeku apo në spital, përcjell Atsh.

Sipas profesorit Young, personat që vuajnë nga depresioni nuk duhet ta fëjësojnë veten, por duhet të kërkojnë ndihmë sa më parë.

Ai thotë se ka grupe me rrezik të lartë në këtë aspekt, andaj duhet kryer aktivitete për detektimin paraprak të personave që vuajnë nga depresioni në shoqëri sipas historisë familjare.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Vedat Muriqi nuk di të ndalet, shënon dy gola në pjesën e parë për Fenerbahcen

Vedat Muriqi nuk di të ndalet, shënon dy gola në pjesën e parë për Fenerbahcen

Ndahen vazot e Ligës së Kombeve, Shqipëria dhe Kosova rrezikojnë të njëjtin grup

Ndahen vazot e Ligës së Kombeve, Shqipëria dhe Kosova rrezikojnë të njëjtin grup

Chelsea gati të bëjë çmendurinë për Sanchon

Chelsea gati të bëjë çmendurinë për Sanchon

Rrezikoni nëse e kombinoni qumështin me këto produkte

Rrezikoni nëse e kombinoni qumështin me këto produkte

Tregon këngëtari shqiptar se flirtoi me 12 vajzat e videoklipit

Tregon këngëtari shqiptar se flirtoi me 12 vajzat e videoklipit

Personat e lindur në dhjetor jetojnë më së gjati

Personat e lindur në dhjetor jetojnë më së gjati

Sergio zbulon shifrat e çmendura që fitojnë këngëtarët nga Youtube

Sergio zbulon shifrat e çmendura që fitojnë këngëtarët nga Youtube

Adrola Dushi mahnit si prezantuse

Adrola Dushi mahnit si prezantuse

Edona vjen me një stil krejt ndryshe

Edona vjen me një stil krejt ndryshe

Katy Perry pauzon planet per martesë

Katy Perry pauzon planet per martesë

Messi me një deklaratë që nuk do të dëshironin ta dëgjojnë tifozët e futbollit: Pensionimi po afron

Messi me një deklaratë që nuk do të dëshironin ta dëgjojnë tifozët e futbollit: Pensionimi po afron

Miqtë janë qetësues natyralë dhe më të efektshëm sesa morfina

Miqtë janë qetësues natyralë dhe më të efektshëm sesa morfina

Rita Ora me te dashur te ri

Rita Ora me te dashur te ri

Leksion Messit dhe Ronaldos

Leksion Messit dhe Ronaldos

Kylie Jenner thekson linjat përfekte në të brendshme

Kylie Jenner thekson linjat përfekte në të brendshme

Messi ia siguron fitoren Barçës me një gol në minutën e 86-të, rrëmben kreun në La Liga

Messi ia siguron fitoren Barçës me një gol në minutën e 86-të, rrëmben kreun në La Liga