Depresion, probleme psikologjike e mendime për vetëvrasje te adoleshentët

E publikuar: 13/12/2017 12:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zbulime të fundit kanë zbuluar nivele të larta të çrregullimeve mendore mes adoleshentëve, e sidomos te vajzat adoleshente.

Një anketim i fundit për shëndet mendor në Australi, i kryer nga Young Minds Matter, ka zbuluar nivele të larta të çrregullimeve depresive, stresit, sjelljeve vetë-dëmtuese dhe mendime për vetëvrasje te adoleshentët.

Një në trembëdhjetë adoleshentë thuhet se kanë çrregullime të mëdha depresive, transmeton Telegrafi.

Dy të tretat e këtyre adoleshentëve kanë treguar që prindërit nuk dinë asgjë, ose dinë vetëm pak për ndjenjat e tyre.

Ndërsa, sa i përket stresit psikologjik dhe mendimeve për vetëvrasje, është zbuluar se një në dhjetë adoleshentë kanë raportuar se e kanë dëmtuar vetën në mënyra të ndryshme gjatë 12 muajve të fundit.

Veç kësaj, në 12 muajt e fundit, 7.5% e adoleshentëve të moshës 12-17 vjet kanë konsideruar të kryejnë vetëvrasje, ndërsa 2.4% nga ta e kanë bërë këtë.

Pavarësisht se qasja dhe shërbimet ndaj të rinjve që kërkojnë ndihmë për probleme me shëndet mendor janë rritur përgjatë 15 viteve të fundit, sektorët e shëndetit, edukimit dhe mirëqenies duhet të krijojnë mbështetje për të promovuar shëndetin mendor dhe për të krijuar mundësi të reja për trajtimin e këtyre problemeve serioze. /Telegrafi/