Dentisti turk kalon kohën e lirë, duke mbuluar macet dhe qentë endacakë nëpër Stambollin e ftohtë (Foto)

E publikuar: 25/01/2019 23:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Macet dhe qentë endacakë që flenë nëpër Stambollin e ftohtë të këtyre ditëve, kanë një mbrojtës të pazakontë, që po i mbulon për t’i mbajtur ngrohtë.

Huseyin Yurtseven që jeton në qytetin më të madh të Turqisë, shfrytëzon kohën e lirë në misionin e shpëtimit dhe mbështetjes së këtyre kafshëve, transmeton Telegrafi.

“Ishte një video në rrjetet sociale, ku një njeri e mbuloi një qen me batanije, që më motivoi për të nisur këtë iniciative” ka thënë Yurtseven.

Mbulesat e para ai i ka blerë vet dhe shëtiste nëpër qytet, në kërkim për t’i mbuluar kafshët në nevojë. Më pas, shumë tregtarë dhe dashamirës të kafshëve i dhuruan mbulesa falas, kur mësuan për misionin e tij bamirës.

Së bashku me shoqëruesit e tij, ata shpërndanë numrat e kontakteve, ku mund të kthehen mbulesat, që të përdoren në raste tjera.

Turqia është goditur së fundmi nga stuhitë e borës, teksa janar ka shënuar rënie temperature deri në – 25 gradë Celsius, i ftohti më i madh që nga viti 1942. /Telegrafi/