Dentisti japë këshilla duke kënduar këngë të popullarizuara (Video)

E publikuar: 12/12/2017 12:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milad Shadroh nga Britania e Madhe, ka bërë shumë famë në internet, pasi ndryshon tekstin e këngëve të popullarizuara, për të dhënë këshilla për kujdesin për dhëmbë.

Këngët e dentistit janë shpërndarë shpesh, kryesisht nga prindërit të cilët duan që fëmijët e tyre të dëgjojnë se si duhet mbajtur higjiena, transmeton Telegrafi.

“Duhesh t’i lash dhëmbët dy herë në ditë dhe të vësh perin ndërmjet”, është refreni i këngës që mund ta dëgjoni më poshtë, e cila ka për bazë ‘Shape Of You’ nga Ed Sheeran.

Mjeku që është shumë i kërkuar nga pacientët, ka edhe shumë ndjekës në rrjetin social, për shkak të kreativitetit në këndim dhe postime të ndryshme. /Telegrafi/