Dentem tashmë një kompani me seli në Ontario, prezanton versionin e dytë të projektit novator DX Vision

E publikuar: 17/02/2018 15:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi prezantoi projektin novator DX Vision në Shtator të vitit të kaluar, platforma shqiptare dedikuar dentistëve lëshoi versionin e dytë të projektit në fjalë.

Kur u prezantua për herë të parë, Dentem tha se DX Vision ishte projektuar për të identifikuar çdo object si implanetet, mbushtjet etj me anë të rrezev X në grafitë dentare.

Startupi beson se me implementimin e këtyre teknikave moderne, ata do të ndërtojnë një mjet i cili do të ndryshojë përgjithnjë praktikat dentare dhe analizimin e rrezeve X.

Me DX Vision RC2, Dentem kishte analizuar mbi 600 imazhe dhe 4,500 pika të dhënash.

Kjo rezultoi me një algoritëm të ri të trajnuar me të dhëna më të pasura që mund të gjurmojë një saktësinë më të lartë.

Në javët në vijim Dentem do të hapë platformën e re me modelin e ri të trajnimit për të gjithë dentistët dhe studentët.

Gjithashtu përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, së bashku me lajmin e mirë të DX Vision CEO Alen Saqe tha se Dentem tashmë ishte një kompani me seli në Ontario.

Finalistë në edicionin e katërt të Albanian ICT Awards në kategorinë ICT Mobiliteti i Vitit, Dentem është platformë e parë online zhvilluar nga një ekip shqiptarësh dedikuar dentistëve e cila u lejon atyre të menaxhojnë axhendën e tyre, dosjet e pacientit, automatizimin e marrëdhënieve me pacientët dhe u japin atyre një përvojë të re emocionuese në Cloud.

Shërbimi është i disponueshëm online përmes ueb aplikacionit Dentem por edhe në platformat mobile Android dhe iOS.

Në Maj të 2017-ës, Dentem u bë pjesë e inkubatorit më të madh Evropian në Francë, Station F. /PCWorld Albanian