Dënohet me vdekje infermierja që vrau kolegun që e shantazhonte për seks

E publikuar: 16/11/2020 21:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

25-vjeçarja Li Fengping kreu hakmarrjen e saj për shantazhin seksual duke vrarë shefin e duke gatuar pjesë trupore të tij, të cilat policia i gjeti të hedhura në tualet në Julin, në jug të Kinës.

Infermierja është dënuar me vdekje për vrasjen dhe gjymtimin e trupit të zëvendës kreut të ortopedisë Luo Yuanjian, me të cilin ishte përfshirë në një marrëdhënie seksuale në spitalin ku punonin, raportonin mediat vendase.

Fengping ishte në borxh ndaj kolegut të saj prej një varësie ndaj bixhozit, dhe detyrohej ta paguante me seks “nganjëherë tre herë në javë”, sipas raportimeve.

Disa pamje të rënda, të marra nga zona e banimit të Fengping tregonin momentin kur autoritetet dilnin nga shtëpia e infermieres me një barelë të mbuluar, ku besohej se ishte trupi gjymtuar i doktorit.

Fengping ishte hakmarrë ndaj kreditorit të saj duke e vrarë e duke gatuar pjesë të trupit të tij, të cilat kishte tentuar t’i zhdukte duke i hedhur në tualet.

Incidenti i rëndë ndodhi në shtëpinë me qira të infermieres pranë spitalit të Julin, në rajonin autonom Guangxi Zhuang më 23 mars. Gazeta kombëtare Sohu, tha se ajo është dënuar tashmë me vdekje për vrasje me paramendim.

E akuzuara është urdhëruar gjithashtu të dëmshpërblejë familjen e viktimës me 12.000 euro, shkruan gazeta Teller Report.

Ende nuk është konfirmuar data e kryerjes së ekzekutimit./Tch