Dënohet me 7 vite burg për reket ish-kryeprokurorja

E publikuar: 18/06/2020 13:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryetarja e Prokurorisë Speciale, Katica Janeva është dënuar me 7 vite burg në lidhje me rastin ‘Reket’, e cila akuzohet për ‘keqpërdorim të detyrës zyrtare’.

Për rastin “Reket” akuzohej edhe Bojan Jovanovskit i njohur si “Boki 13″ dhe Zoran Milevski. Ata, duke shfrytëzuar lidhjet me ish-prokuroren speciale kishin marrë një shumë të madhe parash nga një biznesmen, duke i premtuar masa lehtësuese në një proces tjetër gjyqësor, që po zhvillohej atë kohë kundër tij.

Ndërkohë, Bojan Jovanovski, (Boki 13) u dënua me 9 vite burg. Ky i fundit e cilësoi vendimin e gjykatës tendencioz dhe politik.

Katica Janeva drejtonte dikur Prokurorinë Speciale e themeluar për të hetuar aferën e përgjimeve, apo shpërdorimet e shumta që janë kryer nga ish- zyrtarët qeveritarë.

Bëhej fjalë për të paktën 17 padi, kundër 93 ish-zyrtarëve, të cilat ishin ngritur nga 15 shtatori i vitit 2015, kur ishte themeluar kjo prokurori./tch/