Dëmtohet Neuer, rrezikon sfidën me Realin

E publikuar: 30/03/2017 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kur mbeten më pak se dy javë nga sfida e parë e cerekfinaleve të Championsit ndaj Realit të Madridit, Bayerni i Mynihut humbet një nga elementët e tij më të rëndësishëm. Te kampionët e Gjermanisë ka nisur të bien këmbanat e alarmit sepse pas Douglas Costës që vazhdon të ketë probleme në gju ka pësuar një dëmtim edhe portieri Manuel Neuer. Gardiani i kombëtares gjermane nuk e ka marrë ende plotësisht veten pas problemeve që kishte javën e kaluar prej të cilave humbi edhe dy sfidat me kombëtaren gjermane ndaj miqësoren ndaj Anglisë dhe eliminatoren ndaj Azerbajxhanit. Sic njofton klubi i Bayernit Neuer është operuar në këmbën e majtë dhe do ti duhet edhe pak kohë për ta rimarrë plotësisht veten. Në këtë mënyrë portieri i përfaqësues së pancerave do të humbasë 2 ndeshjet e rradhës me Bayernin në Bundesligë, sfidat ndaj Augsburgut dhe Hoffenhem-it, por shtatlarti 31-vjecar rrezikon të mungojë edhe në sfidën e parë ndaj Realit në Champions që do të zhvillohet në 12 Prill në Mynih. Nëse gjerat shkojnë mirë Neuer në fakt mund të rikthehet të luajë që në sfidën ndaj Dortmundit në kampionat që do të luhet fundjavën e ardhshme, por ekziston gjithmonë rreziku që portieri të mungojë jo vetëm ndaj verdhezinjëve por edhe përballë Realit. Përsa i përket Douglas Costës dëmtimi është më i rëndë dhe gjasat janë që braziliani të mos jetë gati për sfidën e parë përballë Los Blancos.