Dëmtohen katër vetura të EULEX-it!

E publikuar: 17/03/2016 11:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Katër vetura të EULEX-it janë dëmtuar mbrëmë rreth orës 00:30 në një parking të cilin e shfrytëzon ky mision në qytetin e Mitrovicës.

Policia ka bërë të ditur se nga hetimet në vendin e ngjarjes raportohet se dëmet e veturave që karakterizoheshin me gërvishtje dhe thyerje të dritave kishin ndodhur brenda hapësirave të parkingut të cilën ata e shfrytëzojnë për vetura zyrtare.

Rasti është iniciuar dhe po hetohet si “dëmtim prone”.