Dëmtimi i gypit në Hajvali i lë pa ujë 6 lagje të Prishtinës

E publikuar: 22/06/2020 08:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pjesa dërmuese e banorëve të lagjes Hajvalia në Prishtinë kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm.

Kjo ka ndodhur për shkak të ndërhyrjes ilegale në rrjetin e ujësjellësit të disa qytetarëve.

Nuk do të jetë e vetmja Hajvalia që do të pësojë nga ky problem sepse pa ujë të pijshëm, nga ora 10:00 – 14:00, do të jenë edhe 5 lagje të tjera: Graçanicë, Veternik, Zona Qendër e Bregut të Diellit, Lagjja e Spitalit dhe Mati 1.

“KRU “Prishtina” njofton se ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit do të merren me sanimin e defeketit, me ç’rast konsumatorët e zonës më të madhe të Hajvalisë deri në sanimin përfundimtar do të jenë pa ujë të pijshëm.

“Intervenimi nga ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit duhet të realizohet në gypin magjistral Badoc-Prishtinë dhe krejt për shkak të dëmtimit të valvolës në Hajvali, nga persona të papërgjegjshëm”, ka njoftuar KRU Prishtina.