Dëmtim i rëndë i Mattiellos (+18pamje të rënda)

E publikuar: 08/03/2015 16:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori i Chievos, i huazuar nga Juventus, Federico Mattiello ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen ndaj Romës.

Është vetëm 19 vjeçar, por duket se do të ketë probleme të mëdha në karrierën e tij.

Lojtari që ka filluar të impresionojë me paraqitjet e tij te Chievo, ka thyer këmbën në një duel me Radja Nainggolan, transmeton koha.net.

Bashkëlojtarët por edhe lojtarët kundërshtar janë shokuar me pamjet, madje disa nga lojtarët e Chievos janë parë me lot në sy.

Akoma nuk dihet saktë se sa do të mungojë ai.

KUJDES! Video dhe foto me pamje të rënda!