Demi qëllon në shenjë (Kujdes! Pamje të rënda)

E publikuar: 10/04/2016 13:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky është momenti tronditës kur një “matador” plagoset në të pasme nga një dem, gjatë dyluftimit të tyre në arenë. Fatmirësisht, 19-vjeçari Andres Roca Rey arriti të largohej me këmbët e tij duke i shpëtuar agresionit të mëtejshëm të demit 530-kilogramësh.

Paniku përfshiu arenën “La Maestranza” në Sevilje të Spanjës kur demi e ngriti përpjetë matadorin me bririn e majtë, ndërkohë që i riu ulëriti nga dhimbja. Menjëherë, matadorë të tjerë u futën në arenë për të hutuar demin. 19-vjeçari përfitoi dhe u ngrit duke vrapuar drejt daljes.

Mendohet se briri i demit ka çarë kofshën e matadorit dhe jo ndonjë gjë tjetër më delikate.

/ Tch/