Demi: Në bazë të sondazheve, LDK del 14%, mbas koalicionit me PDK’n (Video)

E publikuar: 29/03/2016 20:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“S’besoj qe ka me pase parti te radhes, as nuk besoj qe ka me pase sukses formatizimi i Qeverise”, tha Agron Demi nga Instituti GAP.

“Edhe historia politike ka tregue qe riformatizimi nuk sjell ndryshim”, tha ai, tue shtue se Mustafa mundet me pase presion per postin e Ministrit te Puneve te Jashtme, per shkak se, qysh tha ai, ai post ka shume benificione, te jep mundesi me vizitue vende te ndryshme.
“Ministria e Drejtesise s’ka shume rol, se njihere asht marre EULEX me rastet, e tash Gjykata Speciale me rastet me randesishme”, tha Demi lidhun me lajmin per Hajredin Kuçin. Ai shtoi se nese ndodh doreheqja e tij, ky s’asht ‘kompiri’ i vetem i nxehte qe po i mbetet ne duer LDK’s.

E per opoziten, Demi tha se e ka paralajmerue edhe ma heret se 3 partite kane probleme, dhe se nuk mendon qe ato kane me shkue me nji liste ne zgjedhje. Per shtyemjen e dates se opozites, Demi tha se kjo kallxon qe partite opozitare s’jane aq te qendrueshme dhe se nuk jane te pajtimit as lideret opozitare me veprimet e tyne.

“Kishin me u damtue ma shume se LDK, e cila ne baze te sondazheve po del me 14-15% sa i perket besueshmenise se qytetareve”.

Tue i permend dy kauzat e opozites, Demi tha se duhen me u zgjanue kauzat nese duen me pase protesta ma masive.

“Fatkeqesisht e ka damtue shume opoziten e bashkueme. Kam thane edhe ketu qe e vetmja menyre per me kuptue Qeveria qe duhet me u doreheqe asht me protesta ma masovike dhe ma te gjata se 2 ore. Dy ore proteste çdo 1 muej e gjys, e perballon çdo Qeveri”, tha krejt ne fund Demi.