Demi-Murtezi: Të pezullohet puna e disa OJQ-ve të dyshuara për nxitje të ekstremistit

E publikuar: 29/09/2016 11:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e Partisë së Drejtësisë Labinotë Demi-Murtezi ka ngritur një shqetësim të saj sot në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka kërkuar që Qeveria të përshpejtojë procedurat në lidhje me pezullimin e punës së disa OJQ-ve në Kosovë që kanë qenë të dyshuara për nxitje të ekstremistit.

“Tashmë dy vite qeveria ka pezulluar punën e disa OJQ-ve për dyshime për nxitje të ekstremizmit. Këto OJQ mbeten të pezulluara përkundër transparencës nga ana e tyre. Ftoj organet e drejtësisë të përshpejtojnë punën dhe të bëjnë publike veprimet përkatëse të secilës prej këtyre organizatave një nga një. Nga organet kërkojmë përshpejtim të procedurave”, ka thënë Demi-Murtezi.