Demi: Koalicioni PDK – LDK vetëm sa asht tue forcue kapjen e shtetit (VIDEO)

E publikuar: 30/11/2015 22:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I ftuemi i dytë në emisionin Rrokum Roll, ishte Agron Demi nga instituti GAP.

Gabimi ma i madh sot asht përjashtimi i opozitës nga senaca, tha Demi tue diskutue për ngjarjet e ditëve të sotme. Ai tha se në fillim edhe gazi lotsjellës na u dok interesant por ma jo.

“Pezullimi asht në kundërshtim me Kushtetutën”, theksoi ai.

Demi sqaroi se imuniteti i deputetit s’asht dicka personale e deputetit por ajo, para arrestimit duhet me u hek nga Kuvendi.

“Edhe pse zgjedhjet e reja kane me sjellë bllokadë të re, për momentin kjo asht e vetmja zgjidhje”, tha Demi.

Tue bisedue për ngjarjet e këtyne ditëve, Demi tha se këto sjellje të pozitës dhe opozitës po sjellin pesimizëm te qytetarët.

“Me skena të tilla demotivohen të ritë”, tha ai.

Tue diskutue për zgjedhjet e ardhshme, Demi tha se partitë opozitare edhe nëse shkojnë bashkë në zgjedhje e kane problem me fitue, sepse simbas tij përsëri ka me fitue partia ma e madhe.

“Ajo që po e damton imazhin e Kosovës asht varfnia, e jo opozita”, shtoi ai.

“Për me pasë nji qeverisje ma të mire në vend, duhet me i dhanë fund sa ma parë negociatave në Bruksel”, vlerësoi Demi.