Demi gjigant ecte i qetë edhe pse i kishte ngecur në qafë rrethi i sanës (Video)

E publikuar: 12/11/2018 18:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi kishte ngrënë sanën e vendosur në një rreth, demi i një ferme në Gjeorgji të Shteteve të Bashkuara, nuk mundi të largohej i lirë.

Por edhe pse e kishte ende në qafë strukturën metalike, vazhdonte të ecte i qetë sikur të mos ketë ndodhur asgjë, transmeton Telegrafi.

“U ndal para meje dhe sikur donte të më thoshte, se duhet t’ia hiqja. Ishte shumë serioz dhe i durueshëm derisa ia largova”, ka thënë pronari i fermës.

Megjithëse mbajti në qafë rrethi e rëndë për një kohë të caktuar, gjedhi masiv nuk pësoi ndonjë lëndim. /Telegrafi/