Dëmet që sjellë bllokimi i KQZ-së nga Thaçi, sipas Lëvizjes Vetëvendosje

17.03.2019 13:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Dëmet që sjellë bllokimi i KQZ-së nga Thaçi, sipas Lëvizjes Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje, mbajti sot një konferencë për media ku u fol për dëmet nga bllokimi i KQZ-së nga Presidenti.

Nënkryetarja e Lëvizjes, Fatmire Kollçaku Mulhaxha tha se nuk kalon ditë që presidenti Hashim Thaçi nuk jep ndonjë provë të re që jo vetëm se nuk është konsensual, por as nuk përfaqëson vullnetin e popullit.

“Ky president, sipas saj, po e bënë të pamundurën për ta bllokuar opozitën. Me mos dekretimin e anëtarëve të KQZ-së, bazuar në kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, që për rrjedhojë bllokon fondet që iu takojnë të gjitha subjekteve politike, vërehet se qëllimi është të pengohet veprimi i opozitës që deri në një masë është edhe i varur nga ato fonde që rrjedhin nga një organ kushtetues”, tha Kollçaku duke shtuar se ky shqetësim do të duhej t’i prekte edhe partitë në pushtet, por që sipas saj duket se ato kanë burime të tjera mbijetese.

Adnan Rrustemi si përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ tha se bllokimi i këtij institucioni për tash e një vit e ka lënë shumë mbrapa këtë institucion në një seri të punëve e në një varg përgatitjesh.

“Nga vlerësimi i aspekteve teknike të zgjedhjeve të kaluara dhe marrjen e masave për t’i përmirësuar, deri tek çështjet shqetësuese të përhershme si: pastrimi i listës së votuesve, hetimin e fletëvotimeve të shumta të pavlefshme, fushata informuese për votuesit, thjeshtimin dhe lehtësimin e mënyrës së votimit për diasporën, për votuesit me nevoja të veçanta, e punë të tjera të përditshme si zëvendësimi i asamblistëve, i deputetëve e detyrime tjera. Të gjitha këto, e shumë të tjera janë bllokuar bashkë me bllokimin që i ka bërë Hashim Thaçi këtij institucioni të rëndësishëm kushtetues.” tha Rrustemi duke theksuar se shkëputja njëvjeçare nga punët e përditshme dhe të planifikuara do të ndikojë në cilësinë e aktiviteteve të KQZ-së.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Protestuesit para Presidencës, Vuçiq thotë se nuk do të lejojë kërcënime përmes dhunës

Protestuesit para Presidencës, Vuçiq thotë se nuk do të lejojë kërcënime përmes dhunës

Dëmet që sjellë bllokimi i KQZ-së nga Thaçi, sipas Lëvizjes Vetëvendosje

Dëmet që sjellë bllokimi i KQZ-së nga Thaçi, sipas Lëvizjes Vetëvendosje

Subvencionet po e bëjnë të varur ekonominë nga shteti

Subvencionet po e bëjnë të varur ekonominë nga shteti

Katër raste të rënda të gripit në QKUK

Katër raste të rënda të gripit në QKUK

Kosovarët manipulojnë popullatën australiane përmes faqeve në Facebook

Kosovarët manipulojnë popullatën australiane përmes faqeve në Facebook

Detaje nga dy aksidentet e sotme që lanë të vdekur 4 persona dhe 2 të lënduar

Detaje nga dy aksidentet e sotme që lanë të vdekur 4 persona dhe 2 të lënduar

EULEX-i lehtëson shkëmbimin e informatave të Policisë e organizatave ndërkombëtare

EULEX-i lehtëson shkëmbimin e informatave të Policisë e organizatave ndërkombëtare

Zyra e Mogherinit: Është vonuar Marrëveshja historike Kosovë-Serbi shkaku i taksës

Zyra e Mogherinit: Është vonuar Marrëveshja historike Kosovë-Serbi shkaku i taksës

Protesta në Tiranë: Dhunë dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve

Protesta në Tiranë: Dhunë dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve

“Zoti ju marroftë, gënjeshtarë të mjerë”, iu drejtohet Vuçiqi zyrtarëve të Kosovës

“Zoti ju marroftë, gënjeshtarë të mjerë”, iu drejtohet Vuçiqi zyrtarëve të Kosovës

Aksidenti në Pejë: Vdes një burrë dhe lëndohen rëndë dy gra

Aksidenti në Pejë: Vdes një burrë dhe lëndohen rëndë dy gra

“Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë bashkon Republikën Serbe me Serbinë”

“Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë bashkon Republikën Serbe me Serbinë”

Kur dhe në cilat vende të Ballkanit kishte qëndruar sulmuesi i xhamive në Zelandë të Re

Kur dhe në cilat vende të Ballkanit kishte qëndruar sulmuesi i xhamive në Zelandë të Re

“Shërohen” 150 policët e “sëmurë”, heqin dorë nga pensioni i invalidit të luftës

“Shërohen” 150 policët e “sëmurë”, heqin dorë nga pensioni i invalidit të luftës

Në mungesë të profesionalizmit, Komunat s’po mund të marrin fonde nga BE-ja

Në mungesë të profesionalizmit, Komunat s’po mund të marrin fonde nga BE-ja

Lutfi Haziri shpall kandidaturën për kryetar të LDK’së

Lutfi Haziri shpall kandidaturën për kryetar të LDK’së