Demenca: Parandalimi i Alzheimerit përmes tri ndryshimeve në stil të jetesës

E publikuar: 23/02/2018 15:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Demenca është emri që iu është dhënë simptomave të cilat ndërlidhen me një ngadalësim të funksionit të trurit.

Simptomat përfshijnë humbjen e memories, probleme gjatë komunikimit dhe probleme me gjuhën, transmeton Telegrafi.

Nuk ka ndonjë ilaç për demencën, por tretmanet dhe ndryshimet e caktuara në stil të jetesës mund të ndihmojnë në zvogëlimin e simptomave.

P.sh., ushtrimet fizike edhe mund ta parandalojnë demencën – thonë doktorët.

Përveç ushtrimeve fizike, demencën mund ta parandaloni edhe duke i ndjekur këshillat e mëposhtme:

Flini më shumë

Pagjumësia e rritë rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit.

Sasitë e vogla të gjumit nënkuptojnë se ka më pak kohë për trupin t’i largojë toksinat në tru, dhe kësisoj arrijmë deri te sëmundja e Alzheimerit.

Merrni vitamina B

Vitaminat B luajnë rol të rëndësishëm në luftimin e sëmundjeve kognitive që ndërlidhen me plakjen.

Vitaminat B mund t’i merrni duke ngrënë pemë dhe perime, ose mish dhe peshk.

Shijojeni diellin

Rrezet e diellit ju furnizojnë me vitaminën D e cila i nevojitet trupit për funksione të ndryshme. Në fakt, receptorët e vitaminës D janë përgjegjës për pjesët e trurit që merren me krijimin e memorieve të reja dhe procedimin e informacioneve. /Telegrafi/