Dembele ka gjetur thesar një milion dollarësh në hotelin që e ka blerë në Belgjikë (Foto)

E publikuar: 16/12/2017 06:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mousa Dembele raportohet se ka gjetur një thesar në vlerë prej një milion dollarësh në një hotel.

Mesfushori i Totenham Hotspurs po qëndron në hotelin e njohur De Gulde Schoen të Antwerpenit të belgjikës.

E gjitha filloi kur lojtari 30-vjeçar ka marrë një arkeologë për të kontrolluar ndërtesën 700-vjeçare përpara se të fillonte riparimin.

Reprezentues belg po hap një hotel në Antwerpen të quajtur De Gulde Schoen

Mediat angleze shkruajnë se ka gjetur një porcelan të çmuar të shekullit të XVIII-të, i cili ka p vlerën prej një milion dollarë.

Megjithatë këtë e ka mohuar një burim i afërt me futbollistin duke hedhur poshtë shkrimet.

“Kjo ndërtesë ka qenë tavenë dhe hotel i klasit të lartë në të kaluarën”, ka thënë burimi për “The Sun”.

Dembele ndërkohë nuk e ka aspak mendjen te kjo histori, por te sfida e nesërme ndaj Manchester Cityt. /Telegrafi/