Dembele i gatshëm për Barçën për El Clasico?

E publikuar: 21/11/2017 13:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ousmane Dembele duket se po tejkalon parashikimet, pas dëmtimit që pësoi ndaj Getafes në 16 shtator.

20-vjeçari, i cili po kryen fazën e rikuperimit me një program të specifikuar, pritet të rikthehet shumë shpejt nën urdhrat e trajnerit Ernesto Valverde, i cili me shumë mundësi do ta ketë në dispozicion sulmuesin para El Clasicos me Realin Madridit në 23 dhjetor.

Dembele u transferua te katalanasit gjatë tregut të transferimeve së verës për shumën e 105 milionë eurove, plus bonuset, nga Borussia Dortmund, për të plotësuar vendin e mbetur bosh nga largimi i Neymar.

Pas dëmtimit që pësoi në mes të shtatorit u tha se mund të rikthehej në fushën e blertë vetëm në 2018-ën, por riaftësimi po shkon shumë mirë, me 20-vjeçarin që po stërvitet dy herë në ditë.

Javët e ardhshme do të nisë ushtrimet me topin, për t’u përfshirë më pas gradualisht me grupin.

Aktualisht Barcelona renditet në vendin e parë në La Liga me 34 pikë, kurse Real Madridi në pozitën e tretë me 10 pikë më pak. /SS/