Demarkacioni mbetet pezull, Komisioni e procedoi por Kryesia “s’mund” ta shqyrtojë

E publikuar: 19/01/2018 19:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni për punë të jashtme që nga e mërkura ka proceduar në Kuvendin e Kosovës marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.

Kjo letër mban datën e 17 janarit, vetëm dy ditë pasi e njëjta është diskutuar në komisionin për punë të jashtme në krye me Vjosa Osmanin, raporton KTV.

Megjithëse pa rekomandim për votën pro apo kundër, aty thuhet se Komisioni i përcjell Kuvendit për shqyrtim marrëveshjen derisa pika e dytë thotë se arsyetimin në seancë e jep kryetarja e Komisionit Vjosa Osmani.

Por, zyrtarë në Kuvend thonë se nuk ka se si të shqyrtohet nga Kryesia kur për të nuk ka asnjë rekomandim.

Artan Murati nga KDI-ja thotë se këtu mund të jenë dy çështje, ose problem komunikimi ose zvarritje e qëllimshme deri kur të arrihet një konsensus mes partive për këtë çështje.

Derisa për PDK-në ratifikimi i marrëveshjes për demarkacion ka veç vonim e jo shpëtim, për AAK-në rrëzimi i këtij versioni është i sigurt./koha.net/