Demarkacioni kusht për liberalizimin, Haradinaj ka një lajm të mirë

E publikuar: 18/10/2017 00:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për çështjen e liberalizimit të vizave dhe kushteve të vendosura nga BE’ja për Kosovën. Haradinaj tregon se çfarë duhet bërë për ta fituar liberalizimin e vizave.

Haradinaj tha se nuk e sheh të keqe dhe si problem që të merret pasaporta e Shqipërisë, por e vetmja mënyrë për ta marr liberalizimin tha se është të kryhen punët e shtëpisë.

Sipas kryeministrit Haradinaj qytetarët e Kosovës mund ta marrin liberalizimin edhe nëse nuk finalizohet demarkacioni, por nëse i kryejmë punët e shtëpisë, shkruan rtv21.tv

“Na mujm marrim liberalizim edhe BE-ja mund me na jep liberalizimin çoftë edhe nëse nuk është finalizu çështja e demarkacionit po është një proces të respektum, por nëse i kryejmë punët e shtëpisë, pra kryesorja reforma, MSA-ja, detyrat që i kemi në qeverisje ajo është elementi. Kur ulet një qeveri atje donë me thënë po për liberalizim ai e kqyrë substancën”, tha Haradinaj.