Dell XPS 12, një version interesant i tabletit Surface Pro 4

E publikuar: 02/10/2015 20:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dell po krijon një version më të vogël të tabletit të saj XPS 13. Tableti i ri XPS 12 thuhet se do të ketë ekran me prekje 12.5 inç me rezolucion 4K, dy porta për USB të tipit C, një portë HDMI, një kartë SD dhe një laps digjital.

Në foto shohim që XPS konvertohet nga tablet në laptop nëpërmjet një tastiere që lidhen me magnet. Tableti do të ketë kamerë të pasme 8 megapikselë dhe kamerë ballore 5 megapikselë. Kompania do ta prezantojë atë zyrtarisht në fund të këtij muaji, kështu mund të zbulojmë më shumë informacione rreth tij.

4

1

/KROKODILI/