Dell krijon një laptop profesional për bizneset

E publikuar: 14/08/2015 23:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëse jeni të interesuar të blini një laptop të ri profesional, atëherë duhet të dini që Dell ka prezantuar së fundmi pajisjen Dell Chromebook 13, që është krijuar për bizneset dhe shkollat. Laptopi i prezantuar të enjten është ndërtuar për punonjësit e bizneseve të cilët kanë nevojë për cilësi, rezistencë dhe një sërë mundësish zgjedhjeje, që i përshtaten ambientit të punës.

Dell Chromebook 3

Ai përmban procesorët e fuqishëm të Intel-it. Dell Chromebook 13 është një laptop profesional me ekran 13.3 inç. Ai fuqizohet nga gjenerata e pestë e procesorit Intel Core i5, si dhe ka një bateri që do të zgjasë për 12 orë përdorim.

Dell

Laptopi është ndërtuar me materiale të forta, si fibra karboni, ekrani i rrethuar nga një shirit prej gome dhe tastiera e përbërë me magnez. Të gjitha këto materialë bëjnë që laptopi mos të jetë vetëm i lehtë, por edhe i fortë. Ekrani i tij 13.3 inç Full HD IPS është shumë i ndritshëm dhe me kënd të gjerë të pamjes. Ekrani është me prekje ose jo, në varësi të dëshirës së klientit. Laptopi do të hidhet në treg më 17 shtator, dhe do të shitet për 399 dollarë./k/