Delegacioni i Listës Serbe në Berlin, takime edhe me bashkëpunëtorë të Merkelit

E publikuar: 13/11/2019 16:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një delegacion i Listës Serbe ka udhëtuar në Berlin, ku do të zhvillojë një seri takimesh sot dhe nesër në Bundestagun gjerman, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe zyrën e kancelares, Angela Merkel.

Delegacioni, i përbërë nga kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, nënkryetari Dalibor Jevtiq dhe anëtari i Kryesisë së partisë, Bratislav Nikoliq, së pari do të takohet me disa anëtarë të Bundestagut, pastaj me Matthias Lutenberg,këshilltar i kancelares Angela Merkel dhe do të zhvillojë takime në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Zyrtarët gjermanë do të diskutojnë situatën në Kosovë pas zgjedhjeve, si dhe pozicionin e popullit serb në Kosovë thuhet në deklaratë, transmeton Klan Kosova.

U njoftua se në ditën e dytë të vizitës, Jevtiq do të takohet edhe me emisarin e Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi e Richard Grenel.