Delegacioni i bizneseve amerikane vizitojnë ministrin Lluka

11.03.2019 13:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Delegacioni i bizneseve amerikane vizitojnë ministrin Lluka

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, priti sot delegacionin e bizneseve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga konsullja e Kosovës në SHBA, Teuta Sahatqija, me të cilët diskutoi rreth sektorit të teknologjisë informative dhe komunikimit (TIK), sektorit të energjisë dhe klimës të të bërit biznes në Kosovë.

Delegacioni i kryesuar nga znj. Sahatqija, Ani Zeldan, kryeshef ekzekutiv i Quantum Media Group, themeluesja e Partners in Digital Health, Tory Cenaj, avokati Nelson Happy dhe gazetari nga The Washington Diplomat, Larry Luxner, u interesuan rreth klimës së të bërit biznes në Kosovë dhe rreth projekteve në sektorin e TIK dhe atë të energjisë, njofton kumtesa.

Ministri Lluka i informoi se Kosova ka një sistem fiskal shumë të favorshëm për biznese, është një qendër lidhëse në Evropë dhe se Banka Botërore e ka cilësuar si vendin e dytë në rajon në raportin e të bërit biznes.

“Kosova ka një sistem fiskal shumë të favorshëm për biznese, është vendi me borxhin më të vogël publik përshtatur GDP-së, është urë lidhëse me vendet e Evropës dhe ka qasje në tri porte detare, atë të Selanikut, Durrësit dhe të Malit të Zi. Në raportin e të bërit biznes Kosova radhitet e 40-ta në botë dhe e dyta në rajon”, u shpreh ministri Lluka.

Sektori i TIK është i vetmi sektor në Kosovë i cili ka bilanc tregtar pozitiv dhe është sektor i cili u ka mundësuar të rinjve të vendit të punojnë për vendet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë, është sektor në të cilin ka projekte të ndryshme dhe nga i cili gjenerojnë vende pune.

“Sektori i teknologjisë informative është sektor i cili ka bilanc tregtar pozitiv dhe është sektor në të cilin kompanitë vendase kryejnë shërbime ‘outsource’ për kompanitë në Evropë, SH.B.A. dhe më gjerë dhe është sektor në të cilin truri nuk ikën nga vendi. Projekti Kosovo Digital Economy (KODE), në të cilin projekt me ndihmën e Bankës Botërore do të investohen 25 milionë euro për shtrirjen e infrastrukturës së rrjetit të internetit në 96% të territorit të Kosovës me synim të veçantë në zonat rurale”, tha ministri Lluka.

Kreu i MZHE-së delegacionin e bizneseve nga ShBA e informoi rreth “Tech Park Prishtina” dhe “Training and Innovation Park” në Prizren ku parashihet që të krijohen qendra për trajnime dhe qendra të ekselencës digjitale në të cilën do të trajnohen bizneset dhe të rinjtë e vendit.

Përfaqësuesit e delegacionit gjithashtu u interesuan rreth sektorit të energjisë, zhvillimeve dhe projekteve të cilat janë duke u zhvilluar.

Ministri Lluka iu shpreh se Kosova e ka synim përmirësimin e gjendjes së furnizimit me energji elektrike, dhe këtë e dëshmon fakti i nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë “Countur Global” për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, si dhe rreth mënyrave të gjenerimit të energjisë nga mbeturinat.

Në fund, përfaqësuesit e bizneseve nga SHBA falënderuan ministrin Lluka për informacionet e dhëna dhe thanë se do të mbeten në kontakt në mënyrë që të informohen më detajisht rreth sektorëve që mbulon Ministria e Zhvillimit Ekonomik ashtu që të shihen hapësirat për investime në të ardhmen./

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kiçmari: S’ka më keq për një ambasador sesa presidenti e kryeministri të kenë qëndrime të kundërta

Kiçmari: S’ka më keq për një ambasador sesa presidenti e kryeministri të kenë qëndrime të kundërta

Kabashi: Komandanti më dha urdhër të vras dy persona (Video)

Kabashi: Komandanti më dha urdhër të vras dy persona (Video)

Jovanoviq: Serbisë me Kosovën i duhet paqja, jo territori i saj

Jovanoviq: Serbisë me Kosovën i duhet paqja, jo territori i saj

Haradinaj: Çështja e kufirit me Malin e Zi është ende në proces

Haradinaj: Çështja e kufirit me Malin e Zi është ende në proces

“Nëse s’do ta shpëtoja, Haradinaj do të dënohej në Hagë”

“Nëse s’do ta shpëtoja, Haradinaj do të dënohej në Hagë”

Vuçiq për Kosovën: Zgjedhim midis gënjeshtrave të ëmbla dhe të vërtetës së hidhur

Vuçiq për Kosovën: Zgjedhim midis gënjeshtrave të ëmbla dhe të vërtetës së hidhur

Vuçiq: Shqiptarët kanë mbështetje më të madhe se Merkel e Makron

Vuçiq: Shqiptarët kanë mbështetje më të madhe se Merkel e Makron

Thaçi inkurajon Parlamentin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë të nxjerrin deklaratën e bashkimit

Thaçi inkurajon Parlamentin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë të nxjerrin deklaratën e bashkimit

Nis ndërtimi i 15 shtëpive të reja në Pejë për familjet në nevojë

Nis ndërtimi i 15 shtëpive të reja në Pejë për familjet në nevojë

Veseli kërkon hetime të plota për aferën ‘Spitali’ – përgjegjësi nga organet e rendit dhe ligjit

Veseli kërkon hetime të plota për aferën ‘Spitali’ – përgjegjësi nga organet e rendit dhe ligjit

Kosova në Euro 2020? Përgjigjet Lorik Cana!

Kosova në Euro 2020? Përgjigjet Lorik Cana!

Aktakuzë për rrezikim të trafikut publik dhe mbikëqyrje të pandërgjegjshme

Aktakuzë për rrezikim të trafikut publik dhe mbikëqyrje të pandërgjegjshme

Haradinaj kundër idesë së Thaçit për bashkim me Shqipërinë: Duam vetëm fqinjësi të mirë

Haradinaj kundër idesë së Thaçit për bashkim me Shqipërinë: Duam vetëm fqinjësi të mirë

A rrezikohet zgjerimi i BE-së pas zgjedhjeve Parlamentare?

A rrezikohet zgjerimi i BE-së pas zgjedhjeve Parlamentare?

Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’

Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të komunave veriore

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të komunave veriore