Delawie:Korrupsioni pengon zhvillimin ekonomik

E publikuar: 19/10/2017 14:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, në tryezën me temën “Rëndësia e parandalimit të korrupsionit në zhvillim ekonomik”, e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane, ka thënë se korrupsioni paraqet një nga pengesat kryesore në përpjekjet e vendit për zhvillim ekonomik dhe nxitje të investimeve.

“Korrupsioni e dëmton frymën ndërmarrëse, përparimin në zhvillimin e ekonomisë. Të kërkojmë më shumë arbitrim për zgjidhjen e lëndëve. Përforcimi i sundimit të ligjit është i domosdoshëm. Më ka ardhur mirë që kam parë interesimin e kryeministrit për trajtimin e prokurimit që kërkon angazhim më të madh. Korrupsioni fshihet në errësirë, ndriçojeni”, ka deklaruar ai, përcjell albinfo.ch.

Ndërsa ish-presidentja Atifete Jahjaga ka deklaruar se shkalla e korrupsionit ka krijuar një imazh të keq për Kosovën dhe po pengon në të gjitha fushat. “Si pasojë e kësaj investitorët ndërkombëtarë po hezitojnë ta shohin Kosovën si vend potencial për investimet e tyre. Neve na duhet që sa më shpejt të marrim masa në transparencën dhe rregullimin e prokurimit publik”, ka thënë ajo.