Delawie: Qytetarët e Kosovës meritojnë më shumë

E publikuar: 22/02/2018 16:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Transparency International ka renditur Kosovën në vendin e 85-të në listën e “Perceptimit të korrupsionit për vitin 2017”,

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka shprehur kënaqësi për përparimin që ka bërë Kosova në luftën kundër korrupsionit, duke thënë se përmirësimet janë vitale për të ardhmen euroatlantike të vendit.

Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se është i kënaqur që Kosova ka shënuar progres kundër korrupsionit dhe se qytetarët e saj meritojnë më shumë se vendin e 85-të, në listën e vendeve për korrupsion në botë.

Transparency International ka renditur Kosovën në vendin e 85-të në listën e “Perceptimit të korrupsionit për vitin 2017”, që në krahasim me vitin e kaluar i bie që Kosova ka shënuar progres prej tre pikësh. Në këtë raport të prezantuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, janë përfshirë 180 shtete. Në vendin e parë si shtet më pak i korruptuar është radhitur Zelanda e R me 89 pikë ndërsa në vendin e fundit është Somalia me 9 pikë./21Media