Delawie për listat e fryra të veteranëve: Kur do të ndalen politikanët së ndërhyri në Kosovë

E publikuar: 20/09/2018 16:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori në shkuarje i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delavie, ka reaguar përmes një postimi në Twitter për rastin e hetimit të listave të fyera të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pensionet e dhëna për ta.
Ai ka shtruar dy pyetje. E para ishte për Gjykatën, siç thotë, dhe tjetra për Kosovën për të cilën ai pyet se kur politikanët do të ndalen së ndërhyri.

‘Rasti i pensioneve është për komisionin dhe jo veteranët. Dy pyetje të mëdha. Për gjykatën: A e ka shkelur komisioni ligjin? Për Kosovën: Kur do të ndalen politikanët së ndërhyri?”, ka shkruar Delawie.

Kujtojmë, se lajmi.net ka publikuar të gjitha listat me emrat e veteranëve të Zonave Operative në Kosovës, që sipas prokurorisë kanë marrë kundërligjshëm pensione nga buxheti i shtetit.

Publikimi i këtyre listave ka ngjallur reagime të shumta në vend dhe më gjerë, e më së shumti nga veteranët të cilët kanë thënë se prokuroria nuk ka bërë hetime të sakta, pasi në ato lista figurojnë emra që ishin pjesë e ushtrinë së UÇK-së në forma të ndryshme.