Delawie mbështet aktakuzat ndaj zyrtarëve korrektues

E publikuar: 21/10/2016 14:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, në një status në Twitter ka mbështetur vendimin për suspendinin e zyrtarëve korrektues ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“E mirëpres suspendinin e zyrtarëve korrektues që janë duke u hetuar për keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Publiku nuk duhet ta humb besimin në drejtësi”, ka shkruar ambasadori amerikan Greg Delawie në Twitter.