Delawie kritikon ashpër politikanët: Kosova nuk ka kohë për ngërç

E publikuar: 30/06/2017 21:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasada amerikane në Kosovë, ka organizuar pritje, me rastin e Ditës së Pavarësisë së ShBA-së. Në këtë organizim të prirë nga ambasadori Greg Delawi, moren pjesë shumë të ftuar ndër ta, krerët kryesor të politikës, pjesëtarë të shoqërisë civile, e gazetarë. Më këtë rast Ambasadori amerikan tërhoqi vërejtjen se tash nuk ka vend për ngërç dhe se politikanët kosovarë duhet t’i lënë anash interesat e tyre partiake, në mënyrë që të punojnë për të mirën e qytetarëve.

Duke folur për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Amerikës, Delawie tha se pas 21 viteve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin të përkushtuara për përparimin në Kosovë.

“Mbesim të përkushtuara për Kosovën si shtet sovran, demokratik, shumetnik në paqe me fqinjët e saj dhe plotësisht të integruar në komunitetin botëror. Do të kemi kënaqësinë që të punojmë me ata që i ndajnë këto vlera. Kam shpresë se do t’i shohim udhëheqësit- qeveritarët- dhe opozitarët- që e demonstrojnë për hatër të zgjidhjes, si dhe vlerën e bashkëpunimit për hatër të përparimit të përbashkët. Udhëheqësit me vizion dhe vendosshmëri për ta krijuar të ardhmen e Kosovës si demokraci e rëndomtë evropiane”, theksoi Delawie.

Ai po ashtu tha se nuk ka dyshim që Kosova ka arritur në këto 21 vjet, sipas tij përprarimi është  i pamohueshëm, por që thotë se shihet qartë se entuziazmi i mëhershëm është zbehur paksa, ndërsa tërhoqi vërejtjen se tash nuk ka vend për ngërç dhe se politikanët kosovarë duhet t’i lënë anash interesat e tyre partiake, në mënyrë që të punojnë për të mirën e qytetarëve, raporton “Zeri.info”.

“Nuk ka dyshim që Kosova ka arritur shumë në këto 21 vjet, përparimi është i pamohueshëm, Por, mendoj se është e qartë që entuziazmi i hershem është zbehur paksa. Po shohim më shumë ngecje e me pak përparim. Me shumë njerëz shqetësohen më tepër për mbrojtjen e të ardhmes së tyre politike se sa për të ardhmen e vendit të tyre. Qytetaret e Kosovës e shohin ketë po ashtu. Disa e kanë shprehur pakënaqësinë e tyre duke migruar jashtë vendit, të tjerat e shprehen pakënaqësinë duke i “prishur fletëvotimet” në zgjedhjet e para disa javëve”, ka thënë ndër te tjera Delawi.

Ky është fjalimi i ambasadorit Delawie me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së

Mirëmbrëma dhe urime Dita e Pavarësisë të gjithëve!

Kam kënaqësinë që po ju pres të gjithëve sonte na ndejën tonë në plazhin Northeastern. Në veçanti dëshiroj t’i shpreh mirëseardhje Adjutantit të Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës. Gjeneral majorit Timothy Orr, Sekretarit të Bujqësisë të Ajovës, Zt. Bill Northey, si dhe terë delegacionit të Ajoves – prej zhvillimit ekonomik e deri të arsimimi i lartë që janë me ne sonte. I falënderojmë të gjithë ajovasit që kanë ardhur nga plazhi i tyre të i yni. Është e jashtëzakonshme që po shohim se marrëdhëniet përmes programeve të shteteve simotra dhe partneriteti shtetëror po vazhdojnë të thellohen.

Sonte kemi rastin të festojmë përvjetorin e 241-të  Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të 21-tin të testimit të kësaj dite nga ana e qeverisë sonë këtu në Kosovë. Mendoj se është e udhës t’ia fillojmë mbrëmjes me një dolli. Nga e kaluara të e ardhmja jonë, të ngremë dolli për miqësinë dhe partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës Republikës së Kosovës dhe të gjerave që mund t’i arrijmë së bashku për të mirën e përbashkët të dy vendeve tona. Gëzuar!

Nuk ka dyshim që Kosova ka arritur shumë në këto 21 vjet, përparimi është i pamohueshëm, Por, mendoj se është e qartë që entuziazmi i hershem është zbehur paksa. Po shohim më shumë ngecje e me pak përparim. Me shumë njerëz shqetësohen më tepër për mbrojtjen e të ardhmes së tyre politike se sa për të ardhmen e vendit të tyre. Qytetaret e Kosovës e shohin ketë po ashtu. Disa e kanë shprehur pakënaqësinë e tyre duke migruar jashtë vendit, të tjerat e shprehen pakënaqësinë duke i “prishur fletëvotimet” në zgjedhjet e para disa javëve.

Besoj qe Kosova sot është në pike kthimi. Çka do të shohim përderisa shikojmë kah e ardhmja? Më shumë ndryshim pozitiv apo më shumë ngecje? Gjatë vitit të ardhshëm, a do të përparojë më shumë ky vend, a do të ecë përpara në rrugëtimin drejt integrimit euroatlantik dhe të përmirësimit të jetës së qytetarëve apo do të qëndrojë në një vend?

Gjatë 21 viteve të kaluara. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dëshmuar përparim të madh në vendin tuaj -çaste të panumërta kur qeveria dhe qytetaret u bashkuan për të marre vendimet e duhura për rrugën që Kosova duhet ta ndjeke përpara. Por, po ashtu kemi qenë dëshmitarë edhe të ngërçit dhe ngecjes- kohëve kur politika dhe motivet e fshehta kanë parandaluar përparimin në vend që ta mbështesin atë. Në këtë pikë kthimi, nuk kemi me kohë për ngërç: është koha për përparim. Këtë e duan qytetaret e Kosovës dhe ketë e meritojnë.

Përderisa kremtojmë këtu përvjetorin e 21-të të Ditës së Pavarësisë së bashku shpresoj se të gjithë mund të pajtohemi – prej qeverisë e deri të opozita dhe prej bujkut e deri të shërbyesit civil- se Kosova nuk mund t’ia lejojë vetës të shpenzojë më shumë kohë apo energji duke qëndruar në një vend. Ajo duhet t’i kthehet vendosshmërishtë të ardhmes dhe ta ngazëllej botën me përparimet e saj, duhet të vë sistem të sundimit të ligjit që garanton mbrojtje të barabartë dhe llogaridhënie të barabartë për të gjithë. Ajo tashmë  e ka demonstruar se mund të mbajë zgjedhje sipas mënyrës perëndimore, tani duhet të demonstroj se mund  të qeverisë në të njëjtën mënyrë.

Pas 21 viteve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin të përkushtuara për përparimin në Kosovë. Mbesim të përkushtuara për Kosovën si shtet sovran, demokratik, shumetnik në paqe me fqinjët e saj dhe plotësisht të integruar në komunitetin botëror. Do të kemi kënaqësinë që të punojmë me ata që i ndajnë këto vlera. Kam shpresë se do t’i shohim udhëheqësit- qeveritarët- dhe opozitarët- që e demonstrojnë për hatër të zgjidhjes, si dhe vlerën e bashkëpunimit për hatër të përparimit të përbashkët. Udhëheqësit me vizion dhe vendosshmëri për ta krijuar të ardhmen e Kosovës si demokraci e rëndomtë evropiane.

Ju faleminderit që jeni këtu që po kremtoni me në

Urime Dita e Pavarësisë.