Delawie, deputetëve: Dilni në punë, nuk jeni zgjedhur të rrini nëpër Prishtinë

E publikuar: 17/08/2017 18:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka refuzuar të fajësojë ndonjërin krah të partive politike për bllokadën politike në vend, por ai nuk ka refuzuar të përdorë fjalë për të cilat deputetët do të duhej të ndiheshin të ofenduar.
Duke iu referuar mospranisë së deputetëve në seancën e Kuvendit, Delawie ka qenë mjaft i ashpër.

“Deputetët nuk janë zgjedhur që të rrinë në Prishtinë dhe të fjalosen kot, apo të mos dalin fare në punë”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Edhe shtetet e QUINT’it, tërthorazi, gjatë fundjavës kanë goditur koalicionin PAN, duke iu kërkuar deputetëve që të shkojnë në seanca.

Kjo edhe ka dhënë rezultate, pasi gjatë konsultimeve të djeshme me kryesuesin e seancës, përfaqësuesi i PAN’it ka propozuar datën për seancë.

“Më duhet t’ua përkujtoj deputetëve se janë zgjedhur për të punuar për popullin. Dhe ata duhet të gjejnë kompromis”, ka thënë Delawie.

“Deputetët nuk janë zgjedhur që të rrinë në Prishtinë dhe të fjalosen kot, apo të mos dalin fare në punë”, është shprehur ai.

“Është thelbësore që Kuvendi të formohet, që Qeveria të formohet, dhe këta zyrtarë të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet Kosova”, ka thënë ambasadori amerikan.