Delawie bënë thirrjen e fundit për votimin e demarkacionit

E publikuar: 20/03/2018 16:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie para fillimit të seancës së Demarkacionit u bëri thirrje edhe njëherë deputetëve që demarkacioni të votohet për të mirën e qytetarëve, raporton Zëri.info.

“Sot është një ditë e rëndësishme. Është me rëndësi që Kosova të ec më shpejt në këtë situatë. Kosova nuk ka kohë për të humbur. Po aq sa është kjo çështje për liberalizmin e vizave aq është për zgjidhjen e kufirit me një shtet”, tha Delawie.

Sipas tij vota e çdo deputeti sot do të tregoj më së miri për qeverisjen e tyre.

“Kjo do të tregoj se cilat pari janë serioze për të qeverisur në të mirën e qytetarëve. I bëjë të gjithë thirrjeve që të votojnë në favor të kësaj marrëveshje. Çdo votë numërohet”, theksoi Delawie.

Po ashtu ai tha se vazhdon të jetë i befasuar se me sa shumë mund disa njerëz po punojnë që të i pengojnë qytetarët të lëvizin lirshëm. /Zëri

Image

Image