Del videoja, flet nga spitali kryetarja e LSI-së në Fushë-Arrëz (VIDEO)

E publikuar: 18/06/2017 21:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarja e LSI-së në Pukë, Saimira Laçi dhe kryetarja e LRI-së, Romina Kuçi janë dhunuar ditën e sotme në Fushë Arrëz.

Persona ende të panjohur thuhet se i kanë zënë pritë makinës ku udhëtonin të dyja dhe më pas i kanë goditur. Romina Kuçi ka marrë disa dëmtime dhe ndodhet në spitalin e Fushë Arrëzit.

Ndërsa kryetarja e LSI-së njëkohësisht kandidate, SaimiraLaçi është shprehur se është dhunuar nga persona të rëndësishëm të PS-së./albeu.com/