Del rezultati i testit për koronavirus i kryetarit të Ferizajt

E publikuar: 29/06/2020 18:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Para dy ditësh njërit nga drejtorët e Komunës së Ferizajt ka rezultuar pozitiv me koronavirus, derisa sot është testuar edhe kryetari i komunës, Agim Aliu.

Përmes një postimi në Facebook, Aliu bëri të ditur se ka dalë negativ në testimin për koronavirus.

Postimi i plotë:

Të dashur bashkëqytetarë!

Pas konfirmimit pozitiv me virusin COVID-19 të njërit nga drejtorët e Komunës, iu nënshtrova testit për këtë virus bashkë me stafin tim dhe gjithë ekzekutivin. Nga rezultatet që pranova, doli se jam NEGATIV në testin e virusit COVID-19, kurse për anëtarët tjerë të kabinetit tim, jemi në pritje të rezultateve.

Ju lus, mos shpërfillni këtë virus, respektoni masat mbrojtëse, duke ruajtur kështu shëndetin tuaj e të familjes.

Vazhdojmë, me punë të dobishme për Ferizajn e ferizajasit!

Ju faleminderit të gjithëve që gjatë këtyre ditëve, ndatë shqetësimin me ne!/