Del Piero: Juventusi është favorit për të triumfuar në Serie A

E publikuar: 18/08/2017 18:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Del Piero beson se Juventusi është sërish favorit për të triumfuar në Serie A, pavarësisht se “Zonja e Vjetër” nuk e ka nisur mirë sezonin, duke dështuar ta fitojë Superkupën e Italisë, pasi humbën 3:2 nga Lazio.

Legjenda e “Zonjës së vjetër”, Alessandro Del Piero, beson se Juventusi është sërish favorit për të triumfuar në Serie A, pavarësisht përforcimeve të Interit e Milanit.

Madje, Del Piero thotë se Napoli do të jetë rivali kryesor i Juventusit në luftën për titull.

“Juve mbetet favorit për titull, më besoni”, tha ai për “Corriere della Sera”.

“Napoli do të jetë rivali më i madh i Juventusit për titull, do ta shihni. Ata kanë qenë shumë të mençur në treg dhe nëse kualifikohen në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, do të punojnë edhe në ditët e mbetura të afatit kalimtar”, shtoi legjenda e “Zonjës së Vjetër”.