Del Piero: Dybala do ta thyej rekordin tim

E publikuar: 20/03/2018 02:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka thënë se ka besim te Paulo Dybala edhe për ta thyer rekordin e tij të golave nga gjuajtja e lirë. 

Numri 10 i Bianconerëve është shënuesi më i mirë në klub ndërsa i treti në  Serie A me 22 fola, pas Sinisa Mihajlovic dhe Andrea Pirlo, me nga 28.

Deri më tani Dybala i ka shënuar nëntë në Serie A, tetë me Zonjën e Vjetër dhe një me Palermon.

Dybala gjuajtje nga goditja e dënimit (Getyy Images)

Del Piero është pyetur nga UEFA se kush është i miri për gjuajtjet e lira.

“Çfarë doni që të them?! E kam kryer unë dhe Paulo ka gjithë kohën para vetës që të më kapërcejë”.

(Foto: Getty Images)

“Duhet të them që po bën mirë edhe në këtë drejtim, i uroj atij më të mirën”.

Del Piero u pyet më pas për Gianluigi Buffon, dhe kërkimin e tij për të fituar Ligën e Kampionëve.

(Foto: Getty Images)

“E gjithë bota është duke pritur që Buffon ta fitojë Ligën e Kampionëve, por për mua mund të them se ai gjithmonë do të jetë numër një”, ka thënë Del Piero. /Telegrafi/