Del nga burgu për shkak të situatës së koronavirusit, bën vrasje një ditë më pas

E publikuar: 15/04/2020 20:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një burrë që u lirua nga burgu si pjesë e përpjekjeve për të kufizuar përhapjen e koronavirusit, është akuzuar për vrasje të kryer një ditë më vonë.

Joseph Williams i dënuar për shpërndarje droge ishte një nga 164 të burgosur që konsideroheshin me rrezikshmëri të ulët dhe u liruan nga burgu i Hillsborough në Florida.

Por dje ai u arrestua sërish si i dyshuar kryesor për një vrasje me armë që kishte ndodhur një ditë pas daljes së tij.

Sherifi Chad Chronister tha: “Joseph Williams përfitoi nga emergjenca shëndetësore për të kryer krime, pasi doli nga burgu në pritje të zgjidhjes së çështjes së tij të nivelit të ulët”.

Burgjet në të gjithë botën po përballen me vendime të vështra teksa të burgosurit që jetojnë pranë rrezikojnë përhapjen e koronavirusit.
Në Britani të burgosurit janë detyruar të kryejnë nevojat personale në qese e në shishe pasi stafi nuk përballon dot nevojat e tyre te tualetit gjatë karantinës./tch/