Del në shitje modeli buxhetor iPhone XR

E publikuar: 19/10/2018 11:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

iPhone XR, modeli me kosto të ulët i Apple i cili fillon nga 749 dollarë për modelin 64GB, doli në shitje ditën e sotme në dyqanet fizike dhe online të Apple.


Telefoni vjen në gjashtë ngjyra të ndryshme: zezë, bardhë, kuqe, verdhë, blu dhe korale.

iPhone XR vjen me thuajse të njëjta specifika të iPhone XS si procesori A12 Bionic.


Ndryshimi më i madh mes tyre është ekrani 6.1-inç LCD në vend të atij OLED.

Gjithashtu nuk ka prekjen 3D e as kamerën sekondare. Nisur nga çmimi, iPhone XR është pasardhësi i iPhone 8 dhe sipas parashikimeve thuhet se mund bëhet modeli më popullor i këtij viti. /PCWorld Albanian