Del mbi sipërfaqe një peshkaqen me bisht ekstra të gjatë, shumë pranë grupit të turistëve (Foto)

E publikuar: 14/08/2018 05:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Turistët që po lundronin me barkë në një bregdet të Devonit të Anglisë, mbetën të habitur nga një peshkaqen me bisht ekstra të gjatë.

Këto gjallesa nuk janë të panjohura, por rrallë shihen në sipërfaqe, pasi jetojnë në dete të ngrohta dhe lëvizin në grup, transmeton Telegrafi.

Peshkaqeni me bishtin e gjatë

“Po i shihnim delfinët e bregdetit, kur papritmas na doli ky peshkaqen i rrallë. Madje, që nuk është parë në këto anë”, ka thënë drejtuesi i grupit të turistëve.

Megjithëse nuk arritën ta filmonin, thuhet se peshkaqenin kërceu disa herë nëpër sipërfaqe, derisa nuk mundën ta shohin më. /Telegrafi/