Dekori 300 milionë eurosh i Qeverisë Hoti

E publikuar: 11/06/2020 09:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është vënë si dekor çereku i shumës prej 1.2 miliard eurosh që Qeveria e kryeministrit Avdullah Hoti ka thënë se do ta mobilizojë për rimëkëmbje ekonomike, si përgjigje kundrejt pasojave që ka lënë pandemia COVID-19. Kjo shumë është deklaruar si “kredi ndërkombëtare”.

Mbështetur në Programin e Qeverisë, mobilizimi i shumës së përgjithshme do të sigurohet edhe nga 300 milionë euro kredi ndërkombëtare për financim të projekteve kapitale të ndërmarrjeve publike, komunave dhe të nivelit qendror. Por, nuk është shpjeguar se si e nga kush do të sigurohet ajo, shkruan KOHA.

Një shumë tjetër, gati sa kjo, e që lidhet me borxhin e jashtëm, i është treguar burimi: 51.6 milionë euro nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, 100 milionë euro nga Komisioni Evropian, si dhe 120 milionë euro nga Banka Botërore.

Në Zyrën e Kryeministrit, por as në Ministrinë e Financave, nuk kanë dhënë kurrfarë shpjegimi për “kredinë ndërkombëtare” prej 300 milionë eurosh, që figuron tek fondi për rimëkëmbje ekonomike.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha./Koha.net/