Deklarata e Shpendit që do ta bëjë nervoz Albinin: I Kemi dy komuna, 12 deputetë, jemi ndër partitë kryesore…

E publikuar: 10/05/2018 11:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i partisë së re Socialdemokrate, Shpend Ahmeti e ka quajtur partinë e tij të re si partinë kryesore në Kosovë. Ai ka përmendur disa prej elementeve që e bëjnë të mendon atë se PSD është partia kryesore në vend.
“PSD-ja tashmë është një forcë parlamentare me 12 deputetë dhe me dy komuna, përfshirë këtu Prishtinën dhe Kamenicën që na bënë njërën prej subjekteve kryesore në vend prandaj besojmë se do të luajmë rol të rëndësishëm posaçërisht në këtë vit duke pasur parasysh edhe temat që po zhvillohen, por unë besoj që edhe në të ardhmen PSD-ja do të jetë njëra prej forcave kryesore në vend”, ka deklaruar Ahmeti.

PSD-së i janë bashkuar gjatë ditës së djeshme 12 deputetët që kishin dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje, po ashtu kësaj partie i janë bashkuar edhe anëtarët e tjerë të VV-së të cilët kishin dhënë dorëheqje.

Shpend Ahmeti, gjatë ditës së djeshme është zgjedhur kryetar i kësaj partie, Visar Ymeri, nënkryetar si dhe sekretare e partisë është zgjedhur Aida Dërguti